Site icon Telegrafi

Shoqatat dhe partitë formojnë koalicion për parandalimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Zgjedhje të parakohshme dhe shpërbërjen e Kuvendit, protesta dhe vizita deri tek deputetët nga opozita të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese. Tetëdhjetë shoqata qytetare nga Maqedonia dhe diaspora, si dhe disa parti politike, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi përmes së cilës duhet të parandalohen ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimi i emrit të shtetit të.

“Maqedonia e Vetme, Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së dhe Shoqatat “Tvrdokorni” dhe “Vëllazëria Krishtere” janë emrat më të njohura të kësaj konfederate të shoqatave dhe partive.

Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi u theksua se bojkoti i referendumit ishte vetëm një pjesë e fitores, dhe se duhet të dilet në protesta por edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat nuk duhet t’i organizoj qeveria e tanishme.
Të pranishmit vlerësojnë se shërbimet e huaja dhe policia e fshehtë po përpiqen që ta pengojnë bashkimin dhe konsolidimin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version