Site icon Telegrafi

Shoqatat bullgare do të kërkojnë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare pas sulmit në Ohër

Shoqatat dhe klubet bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar përmes një letre drejtuar presidentit Stevo Pendarovski, kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në lidhje me rrahjen e mbrëmshme të sekretari i klubit “Car Borisi Treti” në Ohër, Kristian Pendikov.

“Nga sjellja dhe heshtja juaj është e qartë se jeni dakord me sulmet e përditshme, fyerjet, insinuatat, ngacmimet mediatike dhe pengesat institucionale… dhe në fund me sulmet fizike ndaj personave që i përkasin komunitetit të bullgarëve në RMV. Vlerësimi ynë është se kjo atmosferë pasigurie ju shkon për shkak të paaftësisë suaj, ndaj në mungesë të rezultateve pozitive nga detyrat tuaja, ju drejtoheni masave të vjetra dhe të njohura të së shkuarës bazuar në “rezultatet” ne duhet të mbrojmë anën tonë! Një nga këto “rezultate” i pamë dje në Ohër”, thuhet në letrën e shoqatave bullgare

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare deklarojnë gjithashtu se do të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga organizatat ndërkombëtare “që kanë në fokus të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Policia e Ohrit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se është raportuar një sulm ndaj një 21-vjeçari nga Ohri në një objekt hoteliere. Sipas njoftimit, ai mbrëmë është sulmuar nga tre bashkëqytetarë të tij dhe më pas i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version