“Kërkojmë nga Qeveria që ta shfuqizojë vendimin e sjellë më 16 prill për ndalesë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore prej orës 06 deri 20. Me këtë vendim shkelen dispozitat e të drejtës vendore dhe ndërkombëtare”.
Kështu thonë nga Lëvizja “Pyjet”, në të cilën janë të anëtarësuara disa shoqata alpiniste nga vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoqatat thonë se çdo qytetarë me Kushtetutë e ka të garantuar të drejtën e lëvizjes në territorin e shtetit dhe ta zgjedhë vendin ku do të jetojë.
“Kërkojmë përgjegjshmëri mbi baza të së cilave analiza, treguesve dhe argumenteve u mor masa, pa proces konsultimi me palët e interesuara – qytetarët, në një mënyrë krejtësisht jodemokratike dhe autoritare”, thonë shoqatat.
Ata shtojnë se bjeshkatarët dhe alpinistët nuk janë kërcënim për përhapjen e zjarreve dhe bëjnë thirrje që autoritetet të marrin masa tjera për parandalimin e zjarreve./Telegrafi/