Site icon Telegrafi

Shoqata: S’ka monopol me arka, në treg janë katër operator

Shoqata e Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale, demanton deklarimet e sotme të Shoqatës së naftarëve lidhur me monopol dhe çmime të larta të sistemeve fiskale.  Kjo shoqatë nëpërmjet një reagimi i kujton se në treg janë katër operatorë të licencuar për pajisje fiskale dhe ky nuk mund të quhet monopol. “Çmimet tona nuk janë ashtu siç i paraqesin naftarët pasi ato fillojnë prej  5600 për dy dispenser. Ne e ritheksojmë faktin se përgatitjet dhe investimet tona për pajisje të pikave të shitjes së karburanteve me sisteme fiskale I kemi bërë duke u bazuar ne vendimin e Ministrisë së Financave dhe Administratës Tatimore në mars të vitit 2012. Prandaj, ne nuk jemi dhe nuk duhet të jemi palë tek e cila drejtohen ankesat e natarëve”, eshtë thenë ne reagimin e kryetarit të kësaj shoqate Besim Gjikolli. Sipas tyre shoqata, i ka përmbushur në tërësi obligimet karshi ligjit dhe udhëzimeve përkatëse duke u furnizuar me sisteme fiskale të cilat i përmbushin gjitha obligimet ligjore. “Iu kujtojmë edhe njëher se tashmë ne kemi marrëveshje me shumë biznese që merren me shitjen e karburanteve dhe të cilat e kanë pranuar fiskalizimin e dispenserëve.  Operatorët e licencuar për pajisje fiskale e mirëpresin konkurrencën dhe e kemi përsëritur disa herë se nuk jemi kundër asnjë operatori të ri ne treg, por jemi kundër sulmeve dhe presioneve të cilat tash e sa kohë bëhen nga shoqata e naftarëve, pasi e ritheksojmë se ne nuk jemi adresa ku ata duhet të shtrojnë ankesat”.   U bëjmë thirrje shoqatës së naftarëve që për çdo ankesë të drejtohen te organet vendimmarrëse dhe të mos bëjnë deklarime të cilat dëmtojnë imazhin e kompanive tona. Tashmë u bë një vit që ata deklarohen në baza të tilla dhe ne tashmë vlerësojmë se kjo çështje është e konsumuar” , ka thënë Besim Gjikolli, kryetar i Shoqatës se Operatoreve të Licencuar për Pajisje Fiskale nëpërmjet një reagimi për media. /Telegrafi/

Exit mobile version