Site icon Telegrafi

Shoqata: Shqipëria po gjobitë transportuesit kosovarë të mallrave

Shoqata e Naftarëve të Kosovës, kanë reaguar lidhur me një vendim të Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani për kufizimin e sasisë së karburantit që gjendet në serbatorët (rezervuarët) e makinave transportuese, gati se e ka pamundësuar tregtinë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, tregtarët kosovarë (shoferët e makinave transportuese) po penalizohen me gjoba të rënda për shkak se në serbatorët (rezervuarët) e derivateve po mbajnë më shumë se 200 litra karburant.

Duke qenë se serbatorët (rezervarët) e transportueseve të mallrave të ndryshme si maunet e mallrave dhe autobotët e derivateve, kanë serbatorë (rezervuarë) që furnizohen me më shumë se 200 litra, kjo për Doganën Shqiptare përbën kontrabandë.

Sipas Berjanit, kjo logjikë është në kundërshtim me të gjitha udhëzimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë, si dhe me parimet dhe metodologjinë e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Në kohën kur tregu kosovar ka zënë të konsolidohet mirë me mallrat që importon nga Shqipëria, ky vendim i Ministrit Shkëlqim Cami seriozisht e ka rrezikuar importin e Kosovës nga Shqipëria”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave Shkelqim Cani rishikimin e vendimit të datës 12.05.2015. /Telegrafi/

Exit mobile version