Telegrafi

Shoqata „Rritja“ (Rast) reagon se fëmijët që pranojnë terapi hormonale janë të diskriminuar

Group of five happy children jumping on meadow.

Përse një grup i fëmijëve janë të privilegjuar në krahasim me të tjerët dhe cili është dallimi midis atyre që e pranojnë terapinë me rregull dhe atyre që nuk e pranojnë me rregull. „Rritja“ – shoqata e prindërve fëmijët e të cilëve kanë probleme endokrinologjie kanë reaguar se për disa pacientë, Klinika për sëmundje të fëmijëve e siguron terapinë në kohë e për disa jo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga shoqata sqarojnë se fëmijët trajtohen me katër lloje të hormoneve për rritje, prej të cilëve dy gjenden në çdo kohë dhe fëmijët e marrin terapinë për tre muaj, ashtu siç është rregulluar me vendim të Fondit për shëndetësi, ndërsa dy të tjerat pacientët i pranojnë muaj për muaji dhe ballafaqohen me mungesa.

Shoqata “Rritja” konsideron se Klinika për sëmundje të fëmijëve me qasjen e vetë ndaj sigurimit të terapisë për fëmijët me çrregullime në rritje, bën shkelje të së drejtës themelore dhe zbaton qasje diskriminuese./Telegrafi/