Telegrafi

Shoqata respiratore e Maqedonisë kërkon zbatim më rigoroz të Ligjit për mbrojtje nga duhani

Shoqata respiratore e Maqedonisë bën thirrje që të ndërmerren hapa për zbatim më rigoroz të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit në vend që të ketë angazhime për liberalizim të pirjes së duhanit.

“Çdo ditë dëgjojmë dhe shikojmë debate në opinion dhe rrjete sociale me komente të shumta pozitive dhe negative lidhur me propozimet për liberalizim të Ligjit për pirje të duhanit në Maqedoni. Si profesionistë serioz apelojmë që të gjithë personat, trupat dhe institucionet të bëjnë gjithçka që është në forcën e tyre për mbrojtje të shëndetit të popullatës në Maqedoni”, qëndron në kumtesën e Shoqatës.

Intencat e kësaj Qeverie, theksojnë nga Shoqata, janë të orientuara drejt reformave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Si mendoni të ecni drejt Evropës me legalizim të pirjes së duhanit?”, pyesin nga Shoqata dhe shtojnë se si mjekë dhe anëtarë të shumë shoqatave mjekësore profesionale evropiane dhe botërore e dinë se asnjë vend në Evropë dhe në botën e zhvilluar nuk e mbështesin pirjen e duhanit./Telegrafi/