Burime të policisë thonë se sot në mëngjes, janë mbledhur qytetarë dhe protestojnë para Stacionit policor në Kisella Vodë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, rreth orës 09:30, 25 qytetarë nga shoqata ‘Qoseto’ kanë dalë në protestë sepse Goran Angellov është marrë në pyetje për veprim kriminel.
Angellov ishte pjesë e incidenteve të dhunshme të enjten e kaluar (27 prill) në Kuvendin e Maqedonisë. /Telegrafi/