Site icon Telegrafi

Shoqata për mbrojtjen e personave me hipertension pulmonar në Maqedoni, kërkon ilaçe bazë për trajtimin e sëmundjes

Shoqata e personave me hipertension pulmonar ‘Moment plus’ nga Gjevgjelia kërkon për 10 personat të sëmurë nga kjo sëmundje e rrallë të sigurohet ilaçet bazë për trajtim, sepse siç thuhet, detyrohen në mënyrë private t’i blejnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Hipertensioni pulmonar është sëmundje e rralë dhe nga ajo në Maqedoni vuajnë dhjetë persona. Mungesa e ilaçeve për ata do të thotë për një rezultat të keq. Në mënyrë bazike pësojnë mushkëritë e bardha.

Këto persona gati 40 ditë nuk kanë ilaçe bazike për trajtim dhe detyrohen të blejnë nga buxheti i tyre. Për shkak të sëmundjes, ata janë të paaftë për punë”, qëndron në kumtesën e Shoqatës. /Telegrafi/

Exit mobile version