Telegrafi

Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”, nesër proteston para Qeverisë

Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”, me rastin e 70-vjetorit të Konventës së Gjenevës dhe Ditës Ndërkombëtarë të Zhdukurve do të mbajë nesër një protestë paqësorë në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta do të fillojë në ora 09:30.

“Marshi do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, nga ora 09:30, kurse do të përfundojë në sheshin “Skënderbeu, para Qeverisë. Gjatë marshit do të brohoritet drejtësi për viktimat. Para Qeverisë drejtori i shoqatës, Jahir Bejta, do t’iu drejtohet publikut me një fjalim të shkurtër duke elaburuar dështimin e politikës dhe drejtësisë kosovare në mbrojtje të qytetarit”. thuhet në njoftimin e bërë për media./Telegrafi/