Për të tretën herë radhazi, me iniciativë të Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Terezë”, fillon aksioni “Blej dhe dhuro”.
Ky aksion ka për qëllim mbledhjen e produkteve ushqimore dhe higjienike për familjet që jetojnë në kushte të rënda në Kosovë.
Në një njoftim për media thuhet se aksioni bëhet me qëllim që të ndihmohen familjet nevojtare anembanë Kosovës, ku nga grumbullimi i donacioneve të konsumatorëve, do të formohen pako me artikujt bazë, të cilat u shpërndahen këtyre familjeve.
“Kjo iniciativë ka për qëllim krijimin e solidaritetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për gjendjen e rëndë sociale që mbretëron në vendin tonë”, thuhet në njoftim. /KP/