Telegrafi

Shoqata maqedonase “Ilinden”, me seli në Tiranë, është kundër ndryshimit të emrit

Shoqata Maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë dhe degë për Gollo Bërdo, përmes një deklarate, ashpër kundërshton marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe identitetit të popullit maqedonas.

— Secili ndryshim i emrit të Maqedonisë dhe identitetit të popullit maqedonas do të rrezikoj identitetin e maqedonasve në mbarë botën, në vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë dhe në Republikën e Shqipërisë. Për fat të keq, bisedimet qartë treguan se Greqia kërkon ndryshimin e identitetit maqedonas. Qeveria në Greqi dhe në Bullgari thanë se Maqedonia mund të hyj në Bashkimin Evropian, por jo edhe “maqedonizmi”, thuhet ne reagimin e deklaratës.

Për këtë shkak, thuhet me tej, duke shprehur vullnet e maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, shoqëria refuzon çdo marrëveshje për emrin e Maqedonisë, si dhe për shtetin amë të popullit maqedonas, nga shkaku se emri i shtetit të Maqedonisë është identiteti i popullit, kurse emri i kombësisë automatikisht vjen nga emri i shtetit.

— Maqedonasit në shtetet fqinje të Republikës së Maqedonisë, mbrojnë të drejtat e tyre për ekzistencë dhe apelojnë deri tek faktorë ndërkombëtarë që t’i mbroj të drejtat e tyre themelore, në pajtim me Konventat e ratifikuara universale për të drejtat e njeriut, thuhet ne deklaratën.

Kërkojmë, theksohet në deklaratë, në emër të gjithë maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, kurse numërohemi 120, të mos nënshkruhet marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit, identitetit dhe popullit.

— Emri ynë Është Republika e Maqedonisë, maqedonas ndër shekuj dhe kërkojmë që kjo të respektohet, thuhet nga Shoqëria Maqedone “Ilinden”./Telegrafi/