Site icon Telegrafi

Shoqata maqedonase “Ilinden” ju bëri thirrje maqedonasve në Shqipëri të bojkotojnë referendumin

Shoqata maqedonase “Ilinden” me zyrë në Tiranë dhe me degë në Gollo Bërdo, ju bëjnë thirrje maqedonasve në Shqipëri, që kanë drejtë të votojnë në Maqedoni, të bojkotojnë në referendumin e 30 shtatorit në Republikën e Maqedonisë.

“Shprehim shqetësimin tonë për zbatimin e referendumit në atdhe, në Republikën e Maqedonisë, për ndryshimin e emrit të shtetit dhe identitet të kobit. Ne maqedonasit në Republikën e Shqipërisë refuzojmë ndryshimin e emrit të vendit tonë amë dhe identitetit të popullit maqedonas dhe këtë e konsiderojmë për gjenocid ndaj popullit maqedonas dhe krim ndaj njerëzimit”, thuhet në kumtesën e kësaj shoqatës “Ilinden”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më tej thuhet se maqedonasit në Republikën e Shqipërisë do ta vazhdojnë betejën për të drejtat e tyre njerëzore pranë autoriteteve vendore dhe organizatave ndërkombëtare.

“Theksuam se ndryshimi i emrit të shtetit do të ndikojë ndaj identitetit të maqedonasvve në shtet fqinje të Republikës së Maqedonisë dhe gjithë botës dhe për shkak kësaj ju bëjmë thirrje maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe atyre në Shqipëri me shtetësi maqedonase ta bojkotojnë referendumin që do të zbatohet më 30 shtator”, thuhet në kumtesë.

Po aty në kumtesë thuhet se kjo shoqatë, duke shprehur vullnetin e maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, ishin kundër çdo marrëveshja për emrin e Maqedonisë, si shtet amë i popullit maqedonas “për shkak se emri i shtetit është identiteti i kombit, ndërsa emri i kombësisë automatikisht ndërlidhet me emrin e shtetit”./Telegrafi/

Exit mobile version