Site icon Telegrafi

Shoqata Kosovare e Minifutbollit Amatorë pranohet në European Minifootball Federation

Shoqata Kosovare e Minifutbollit Amatorë është pranuar shtëpinë më të madhe të minifutbollit amatorë në Evropë – EMF European Minifootball Federation.

Lajmi për pranimin e Shoqatës Kosovare të Minifutbollit Amatorë në instanca ndërkombëtare e ka bërë të ditur kryetari i kësaj shoqate, Behar Kutllovci.

Kutllovci në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar që pranimi i kësaj shoqate është bërë sot (e premte) në mbledhjen ‘online’.

Ai ka njoftuar gjithashtu se votën pro këtij pranimi e ka dhënë edhe që nuk e kanë njoftuar Kosovën si shtet, siç janë Rusia dhe Spanja.

Kryetari i shoqatës gjithashtu njoftoi se nga 16 vota gjithsej, Kosova pati 12 vota pro, 3 abstenime, dhe 1 votë kundër.

Kutllovci lajmin e ka konfirmuar edhe me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi pa ndërhyrje i Behar Kutllovcit

NJOFTIM për Media!

Te nderuar miqë, bashkpunetorë dhe komuniteti sportiv,sot kemi marr lajmin e shumpritur për pranimin e Shoqatës Kosovare të Minifutbollit Amatorë në shtëpin më të madhe të minifutbollit amatorë ne Evropë – EMF European Minifootball Federation.

Në ditët në vijim do të njoftojmë komunitetin sportivë më gjerësisht.

Ju faleminderit

Behar Kutllovci

Kryetar i Shoqatës së Minifutbollit Amatorë

/Telegrafi/

Exit mobile version