Telegrafi

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë 20 shtëpi në Obiliq, për familjet në nevojë

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit“, e cila do të financojë projektin për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën  e Obiliqit.

Ky memorandum u nënshkrua gjatë takimit që pati kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi me Halil Kastratin, ku bëhet e ditur se vlera e këtij projekti është 400 mijë euro.

“Në këtë takim, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes komunës së Obiliqit dhe shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, në financimin e projektit për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë të komunës së Obiliqit, vlera e këtij memorandumi është 400,000.00 €, komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë në vlerë prej 100,000.00 euro, ndërsa shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit“ në vlerë 300,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

Gashi, ka falënderuar hoxhën Halil Kastrati, për bashkëpunimin në ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve të Obiliqit dhe në punën e madhe që po bënë në mbështetjen e familjeve skamnore në gjitha trojet shqiptare. /Telegrafi/