Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka ndarë 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive apo renovimin e tyre pas vërshimeve që ndodhën në disa qytete të Kosovës.
Po ashtu, kjo shoqatë ka ndarë edhe 50 mijë euro për viktimat e tërmetit që ndodhi në Turqi e Siri.
Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet që bazuar në marrëveshjen që kanë me Fondacionin “Behgjet Pacolli” fondet e ndara nga kjo shoqatë dhe ato të fondacionit Pacolli do të bashkohen për t’i konkretizuar këto ndihma.
Ndryshe, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” zonat e prekura nga vërshimet në Kosovë i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore përmes aksioneve që ka organizuar. /Telegrafi/