Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë, në emër të pakicës maqedonase në Shqipëri kërkoi nga Tirana zyrtare të pranojë Republikën e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në emër të të gjithë maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, dorëzuam kërkesë për pranimin e shtetit tonë amë nën emrin e tij kushtetues deri te presidenti i shtetit, Ilir Meta, te kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe deri te liderët e partive më të mëdha opozitare”, deklaroi kryetari i shoqatës, Nikollë Gjurgjaj.
Shqipëria është një ndër shtetet e para që ka pranuar Maqedoninë, por nën referncën IRJM. Disa vite më pas, në marrëdhëniet dypalëshe ka filluar ta shfrytëzojë emrin Republika e Maqedonisë./Telegrafi/