Telegrafi

Shoqata “Hendiferi”për herë të parë në Kosovë realizon projektin “Arti për të gjithë”

Shoqata që trajton personat me aftësi ndryshe në Ferizaj “Hendiferi” prej vitesh realizon projekte të ndryshme me këtë kategori.

Së fundi kjo shoqatë për herë të parë në Kosovë ka realizuar edhe projekti i titulluar “Arti për të gjithë: inkurajimi i veprave te artit dhe ekspozitave për personat me aftësi të kufizuar”.

Kolonia artistike e personave me aftësi të kufizuar kanë realizuar piktura të ndryshme në xham, pas një kursi që zgjatu mbi tetë muaj.

Në këtë projekt kanë marrë pjesë edhe persona me aftësi të kufizuar nga vendet e ndryshme të Ballkanit, derisa projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Gojarta Grainca, koordinatore në shoqatën “Hendifer”, ka thënë për Telegrafin se tashmë e koordinon një projekt mjaftë të rëndësishëm për personat me aftësi të kufizuar.

“Për të treguar rreth projektit, ai ka për fokus dy ngjarje shumë të rëndësishme, njëra preh tyre është kolonia artistike e cila është realizuar për herë të parë në Kosovë me artistët që janë me aftësi të kufizuar dhe ekspozita e fundit që e kemi mbajtur është realizuar në bazë të një kursi që është mbajtur për tetë muaj me radhë. Për t’u rikthyer te kolonia artistike, artistët kanë qenë edhe nga vendet e ballkanit perëndimore, pra persona me aftësi të kufizuar, që është mbajtur për tre ditë radhazi”, ka thënë Grainca.

Sipas Graincës, artistët janë mbledhur në ambientet e një restauranti në Ferizaj dhe aty së fundi e kanë bërë një ekspozitë duke i ekspozuar pikturat e tyre të ndryshme.

“Tani jemi në përfundim të projektit më 31 gusht përfundon projekti dhe ekspozita që e kemi mbajtur së fundi ka pasur për qëllim të ekspozoi piktura në xham nga artistët me aftësi të kufizuar . Kam bërë shumë punë vullnetare në këtë shoqatë dhe i falënderoj për mundësinë që të jem koordinuese e këtij projekti, po ashtu e ndihmoi edhe në aktivitete të tjera të shoqatës”, ka thënë Grainca.