Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë janë mbledhur para Komunës së Prishtinës, ku janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth mosplotësimit të kërkesave që ata kanë.
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” edhe më herët kanë qenë në grevë, për shkak të mos plotësimit të kërkesës së tyre nga Komuna e Prishtinës karshi vendimit për lëshimin e linjave të reja transporti.
Sipas kësaj shoqate ky veprim nga ana e Komunës së Prishtinës është bërë duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.
Shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban.
Edhe një muaj më parë, kjo shoqata ka protestuar me të njëjtat kërkesa./Telegrafi/