Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor në mbledhjen e saj të fundit ka kërkuar që çmimet e biletave të autobusëve të ngritën për 25 për qind.
Sipas tyre, janë rritur shpenzimet dhe çmimet e pajisjeve të autobusëve.
“Unë kisha propozuar që nga sot të rritet çmimi për 25 për qind, pasi janë rritur çmimet e pjesëve dhe shpenzimet tjera”, tha Naser Januzi nga kompania Barileva.
Ndërsa, kryetari Jakup Berisha tha se janë në krizë për punëtorë.
“Ne jemi në krizë për punëtorë. Jemi nën presionin e qeverisë dhe të punëtorëve që të ngritën pagat me çdokush”, theksoi Berisha. /Telegrafi/