Site icon Telegrafi

Shoqata e Pacientëve: Prishja e koalicionit qeverisës në këtë kohë pandemie, thikë pas shpine ndaj qytetarëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke kritikuar koalicionin qeverisës i cili po shkon drejt shkatërrimit.

“Në kohën kur COVID-19 është shpallur një pandemi globale nga OBSH, kur ky virus po merr jetë të shumta njerëzish në shumë shtete, madje edhe në shtete të fuqishme, partnerët e koalicionit qeverisës gjejnë komoditetin të merren me politikë!

Duke e ditur se Kosova ka një shëndetësi nën nivel dhe shëndeti publik është i kërcënuar seriozisht është e pa kuptueshme dhe e pa falshme prishja e koalicionit në këtë kohë, duke lënë qytetarët nën mëshirën e COVID-19 e duke lënë “heronjtë nëpër istikame”. Kjo lirisht mund të quhet ‘thikë pas shpine’ ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) me shqetësim të madh i ka parë lajmet se Koalicioni Qeverisës po shkon drejtë shkatërrimit në kohën kur ai më së shumti pritej të jet unik!

Në kohën kur COVID-19 është shpallur një pandemi globale nga OBSH, kur ky virus po merr jetë të shumta njerëzish në shumë shtete, madje edhe në shtete të fuqishme, partnerët e koalicionit qeverisës gjejnë komoditetin të merren me politikë!

Duke e ditur se Kosova ka një shëndetësi nën nivel dhe shëndeti publik është i kërcënuar seriozisht është e pa kuptueshme dhe e pa falshme prishja e koalicionit në këtë kohë, duke lënë qytetarët nën mëshirën e COVID-19 e duke lënë “heronjtë nëpër istikame”. Kjo lirisht mund të quhet ‘thikë pas shpine’ ndaj qytetarëve!

Përderisa qytetarët ju votuan si një shpresë për ndërtimin e mirëqenies së tyre të prishur për vite me radhë, ju përveç që nuk e rregulluat mirëqenien e tyre, me kalkulime politike po u’a rrezikoni edhe jetën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe permanente.

Për Kosovën në këtë kohë nuk ka asgjë më shumë rëndësi se sa mbrojtja nga COVID-19. As taksa, e as kush fiton politikisht. Ky mund të jetë veç një përfitim i juaji, qoftë politik apo individual!

Tashmë një gjë është e kuptueshme, që për ju ska lidhje sa qytetarë do të vdesin, sepse ne jemi “numra”. Rëndësi ka se sa do të përfitoni ju sepse ju jeni “emra”!

Përderisa ju po merreni me qështje të “larta” ne këtu poshtë mezi po mbijetojmë. Por, disa do të mbijetojmë! Ata që do të mbijetojmë do të votojmë sërish. E ata që votojmë nuk do të gabojmë!

Populli nuk do të harroj këtë asnjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version