Site icon Telegrafi

Anëtarët e Shoqatës së të Burgosurve Politik bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Në 25-vjetorin e themelimit, anëtarë të Shoqatës së të Burgosurve Politik kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni ka thënë se Adem Demaçi i cili ishte njëri ndër themeluesit e kësaj shoqate do të mbetet nderi i të gjitha brezave.

“Për ne si Shoqatë e të burgosurve politik është edhe një arsyeje për te qenë këtu sot se është përvjetori i 25-të i themelimit të Shoqatës së burgosurve politik. Adem Demaçi ka qenë kryetar nderi i shoqatës, për ne gjithmonë do të mbetet nder i kombit, nderi i brezave”, ka thënë Hyseni.

Në këtë 25-vjetor, shoqata hapi edhe ekspozitën përmes të cilës paraqitën veprimtarinë e tyre përgjatë këtyre viteve. Ata ndanë edhe mirënjohje për bashkëpunuesit e tyre.

Gjatë ditës Shoqata e të Burgosurve Politik, do bëjë vizitë edhe në burgun e Dubravës ku janë masakruar qindra shqiptarë, të burgosur politik dhe në Prekaz.

Exit mobile version