Site icon Telegrafi

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike Angleze

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Odës Ekonomike Angleze të Kosovës, Bekim Kastratin, ku të dyja palët janë zotuar për angazhim maksimal në promovimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit të anëtareve të të dyja institucioneve.

Në memorandumin e nënshkruar thuhet se prioritet për palët do të jetë mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim të zhvillimit social dhe ekonomik, shkëmbim të praktikave të mira në zhvillim të bashkëpunimit të anëtarëve të tyre, por edhe me qytetarë. Po ashtu, përmes këtij memorandumi te dyja palët kanë paraparë organizim të takimeve për informimin e publikut dhe anatemave mbi informacionet e fundit në fushën e Industrisë së sigurimeve.

Së fundi shkëmbimi i informacioneve mbi statusin e përgjithshëm ekonomik, taksave, investimeve, politikave tregtare dhe ndryshimeve ligjore do të jetë pjesë e memorandumit të nënshkruar mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Angleze në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku tha se memorandumi i nënshkruar me Odën Ekonomike Angleze në Kosovë, por edhe memorandumet e nënshkruara si ajo e fundit me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë do të jenë në shërbim të modernizimit dhe zhvillimit të Industrisë së sigurimeve në vendin tonë.

Ai gjithashtu thotë se memorandume të tilla bashkëpunimi në ditët dhe muajt në vijim do të nënshkruhen edhe me përfaqësues të Shoqatave të sigurimeve të rajonit, por edhe më larg. /Telegrafi/

Exit mobile version