Site icon Telegrafi

Shoqata e Qumështarëve: Gani Durmishaj nuk është kryetar i shoqatës

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se Gani Durmishaj po vazhdon me manipulimin e mediave dhe opinionit duke u paraqitur rrejshëm si kryetar i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës.

Ai nëpërmjet një komunikate ka lutur Durmishajn që të mos manipulojë me mediat dhe opinionin e gjerë dhe se pakënaqësitë e tij t’i shpërfaqë në mënyrë ligjore.

“Së fundmi ai më datën 1 qershor është paraqitur si i tillë në emisionin në njërin nga televizionet Lusim mediat që të kenë parasysh që shoqata ka kaluar nëpër një proces të gjatë gjyqësor dhe administrativ për të qartësuar pretendimet e zotit Durmishaj dhe përkrahësve të tij. Kujtojmë se Ministria e Administratës Publike me një vendim të datës 14.04.2017 kishte shpallë të paligjshëm emërimin e zotit Durmishaj për kryetar të shoqatës. Mosmarrëveshjet në shoqatë kishin lindur për shkak të përdorimit të vajit të palmës nga disa qumështore të papërgjegjshëm, ndërsa shoqata dhe kryetari legjitim i saj Ramadan Memaj kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër këtij fenomeni”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version