Site icon Telegrafi

Shoqata e Prokurorëve reagon ndaj sulmit fizik të prokurorit Atnor Skoro

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar ashpër kundër sulmit fizik që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Atnor Skoro për shkak të detyrës së tij si prokuror.

“Shoqata e prokurorëve të Kosovës kërkon që sa më parë të kapet autori i këtij sulmi dhe të sillet para organeve të drejtësisë.

Lexo po ashtu Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon sulmin ndaj prokurorit Atnor Skoro, kërkon që sulmuesi të nxirret para organeve të drejtësisë

Njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të merr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjell para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale”, thuhet në reagimin e tyre.

I garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se asnjë rast penal nuk do të mbetet pa u trajtuar deri në fund, brenda afateve ligjore, sa do që këto afate mund të duken të stërzgjatura. /Telegrafi/

Exit mobile version