Site icon Telegrafi

Shoqata e pediatërve i mbështesin masat për vaksinim, thonë se vaksinat janë të sigurta dhe cilësore

“Shoqata e pediatërve të Republikës së Maqedonisë i mbështet të gjitha masat që i ndërmerr ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e fëmijëve që nuk janë vaksinuar me MRP vaksinën.

“Thirrja është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët që janë me rrezik potencial apo janë të rrethuar me persona me rrezik potencial dhe të njëjtit duhet që menjëherë të vaksinohen me qëllim uljen e rrezikut. Me këtë do të ulet rreziku për përcjelljen e frutheve të voglave, te fëmijët dhe te popullata më e rritur” thuhet në kumtesën e shoqatës së pediatërve , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Filipçe: Epidemia e fruthit do të zgjasë rreth dy javë

Sipas tyre vaksinat janë të sigurta dhe cilësore dhe se vaksinat kontribuojnë pozitivisht në shëndetin e fëmijëve./Telegrafi/

Exit mobile version