Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se organizimi i tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe atë të ekonomisë.
PRAK thekon se në vend se partitë politike objektivë kryesore ta kenë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve, ato po veprojnë në kundërshtim me këtë objektivë.
“Të kërkohet votë duke rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve në emër të vaksinimit apo të rregullimit të sistemit shëndetësor është hipokrizi. Të kërkohet votë, në emër të sundimit të ligjit duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, është hipokrizi. Të premtohet zhvillim ekonomik me veprime që rrezikojnë mbylljen e bizneseve për shkak të përhapjes së pandemisë po ashtu është hipokrizi”, thuhet në reagim.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve vë në pah se këto veprime përveç që janë jo ligjore, të pa moralshme dhe të rrezikshme, këto paraqesin edhe vepër penale.
“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në reagim.
PRAK bën thirrje për që partitë politike që t’i shmangin aktivitetet që rrezikojnë shëndetin publik të qytetarëve.
“Qytetarët të mos mblidhen në tubime partiake në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK – së, pasi që shëndeti i tyre dhe familjarëve të tyre është në rrezik. Prokuroria e Shtetit të ndërmarrë veprime për çdo parti ose person i cili në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK – së organizon tubime zgjedhore”, rekomandon PRAK. /Telegrafi/