Site icon Telegrafi

Shoqata e malazezëve: Veprimet e fundit të Erdoganit treguan fytyrën e vërtetë të tij

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj

Shoqata e Malazezëve thekson se kërcënimet dhe fyerjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndaj Haradinajt treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit.

“Kërcënimet dhe fyerjet që Presidenti turk i dërgoi Kryeministrit të Kosovës treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Retorika e papërgjegjshme e Presidentit të Turqisë është larg kritikës miqësore, përkundrazi, është një përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar në politikën e brendshme të Prishtinës zyrtare”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

“…Prandaj theksojmë se jemi në dispozicion në të gjitha format e mbështetjes së padiskutueshme dhe të parezervë në mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shtëpisë sonë të përbashkët”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate. /Telegrafi/

Exit mobile version