Telegrafi

Shoqata e Internet Portaleve në Maqedoni sulmon Kuririn serb dhe mbron Kuririn e Maqedonisë

Portali më i madh në Serbi Kurir.rs dje ka informuar se do ta padis portalin Kurir.mk për vjedhje të emrit dhe brendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Adria Media Group paralajmëron masa juridike para organeve gjyqësore të Maqedonisë dhe ato ndërkombëtare për të mbrojtur brendin ”Kurir” nga keqpërdorimet, si edhe imazhin e këtij mediumi si shtëpi mediale më e madhe rajonale” thuhet në reagimin e Kuririt Serb.

Sot, një shoqatë e pa njohur deri tani ka reaguar duke e mbrojtur Kuririn maqedonas duke shkruar ”Kuriri Serb edhe një herë na tregon se si nuk duhet të jetë një tekst gazetaresk pasi aty ka manipulime dhe të pavërteta. Kurir.mk për 7 vite është portali më i lexuar në Maqedoni dhe ka ndërtuar brend të njohur në Maqedoni. Nga kjo ne nuk kuptojmë se pse një brend i tillë si Kurir.mk ka nevojë që të merr brendin e tjetërkujt, siç flitet në këtë rast.” thuhet në reagimin e Shoqatës për internet portale.

Duhet theksuar se Shoqata për internet portale në Maqedoni nuk ka as ueb faqe, edhe pse përfaqëson media elektronike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Paralajmërohen padi ndaj portalit ”Kurir” në Maqedoni