Site icon Telegrafi

Shoqata e Grave “Medica Gjakova” hap dyqanin e saj edhe në Prishtinë

Shoqata e Grave “Medica Gjakova” në kuadër të aktiviteteve të saj ka hapur dyqanin e dytë me produkte agrikulturore dhe artizanale, tani edhe në Prishtinë.

Sipas kësaj shoqate, hapësira nuk është thjesht një dyqan, por është një shprese fuqizimi për të mbijetuarit e traumave të lidhura me luftën në Kosovë.

“Në Medica Gjakova, ne besojmë në forcën e shpirtit njerëzor. Çdo produkt në dyqanin tonë është punuar me kujdes dhe dashuri nga gra të guximshme që i kanë kthyer përvojat e tyre traumatike në një udhëtim të pavarësisë ekonomike. Duke mbështetur dyqanin tonë, ju po kontribuoni drejtpërdrejt në historitë e jashtëzakonshme të mbijetesës dhe fuqizimit të këtyre individëve të guximshëm”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

“Medica Gjakova” thotë se “çdo blerje që bëni jo vetëm që e zbukuron jetën tuaj me sende të bukura, domethënëse, por gjithashtu luan një rol jetik për t’i ndihmuar këto gra të rindërtojnë jetën e tyre dhe të fitojnë stabilitet financiar”.

Gratë e “Medica Gjakova” ftojnë qytetarët t’i vizitojnë në dyqanin e tyre në Prishtinë dhe të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi transformues.

Hapja e këtij dyqani u bë e mundur me ndihmën e Embassy of Switzerland in Kosovo, UN Trust Fund to End Violence against Women, UN Ëomen Kosovo dhe mbështetje së vazhdueshme të GIZ përmes GIZ Kosovo.

Exit mobile version