Shoqata e gjyqtarëve të basketbollit kosovar ka dalë me një reagim për akuzat e fundit që janë bërë.
Kjo shoqatë ka reaguar duke thënë se nuk janë të pagabueshëm, por që asnjëherë nuk bëjnë gabime të qëllimshme apo tendencioze.
Reagimi i plotë nga SHGJBK:
Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës me anë të kësaj shkrese reagon fuqishëm ndaj akuzave që janë bërë në drejtim të gjyqtarëve nga disa klubet e basketbollit nëpërmes rrjeteve sociale ( faqeve zyrtare ) të cilat ndikojnë negativisht tek opinioni basketbolldashës.
Duam që për hir të korrektësisë të ju njoftojmë që punojmë me përkushtim maksimal për çdo ndeshje duke filluar nga pranimi i nominimit, pastaj PreGame diskutimet para lojës, FeedBack pas lojës, rishikimi i ndeshjes, evaluimi individual dhe komentimi i klipeve.
Për të gjitha këto që u cekën më lartë, nuk do të thotë se jemi të pa gabueshëm, sepse gabimet janë pjesë e lojës nga të gjithë akterët, por që aspak nuk kanë të bëjnë me qëllim të njëanshëm apo tendencioze. Motoja e jone është te mësojmë nga gabimet te cilat ndodhin ne lojën dinamike te basketbollit.
Më të gjithë punën dhe mundin që kemi bërë kemi arritur që nga ky muaj të i liçensojm katër (4) gjyqtarë ndërkombëtar FIBA që konsiderohet si një arritur e madhe nga një shtet i vogël siç jemi ne.
Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe dialog me SHTBK (Shoqatën e Trenerëve të Basketbollit të Kosovës) dhe i kemi njoftuar me ndryshimet e rregullave të basketbollit ,por nuk lejojmë manipulim të basketbolldashësve përmes rrugëve tjera siç janë mediat apo edhe rrjetet sociale.
Duam të potencojmë se në të ardhmen e afërt në rast se ndonjë nga klubet vazhdon te drejtoje akuza dhe reagime të pabaza ndaj gjyqtarëve do të jemi të detyruar te selektojmë shërbimet tona nga shoqata jonë e gjyqtarëve të basketbollit.
Mos harroni jemi për të ndarë drejtësinë.
Jemi në shërbim të klubeve dhe askujt tjetër.
Me respekt :
SHGJFBK