Site icon Telegrafi

Shoqata e gjykatësve në Maqedoni kërkon reforma në gjyqësor

Dje në kuvendin e shoqatës së gjykatësve u sollën disa përfundime për gjendjen momentale në gjyqësor. Është vërtetuar nevoja për hapjen e procesit për reforma në gjyqësor dhe të forcohet pavarësia gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkuan kyçje të shoqatave në grupet e punës të institucioneve, por edhe pjesëmarrje të gjykatësve në zbatimin e vendimeve të reja ligjore.

Kuvendi i gjykatësve shprehu shqetësime për qasjen jo të drejtë ndaj organeve kompetente në lidhje me financimin e gjyqësorit dhe pagave. Ata gjithashtu theksuan edhe për shkallën e vogël të besueshmërisë tek gjykatat./Telegrafi/

Exit mobile version