Ndaj programit kulturor vjetor kanë reaguar edhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Kërkojnë të anulohet programi kulturor, pasi siç thonë, është “diskriminues dhe dënues ndaj librit shqip”.
Kjo Shoqatë ka aplikuar me projekt i cili mundëson përfaqësimin e librit shqip në Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë, por ai është refuzuar.
“Kjo dëshmon fuqishëm për injorimin e skajshëm që i bëhet kulturës shqiptarë në Maqedoni. Ku aspak nuk janë respektuar kriteret dhe vlerat e vendosura nga vetë Ministria e Kulturës, Mosmiratimi i asnjë projekti të konkurruar nga anëtarët e SHBSH, dëshmon për anashkalimin ndaj Botuesve shqiptarë, të cilët që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë janë në shërbim të fjalës dhe librit shqip. A thua në këtë formë do bëjmë hapërimin drejt vlerave evropiane? A thua në këtë formë Ministria e kulturës i shërben multikultularitetit, integrimit multietnik dhe fjalës së shkruar në Maqedoni?”, thuhet mes të tjerash në reagimin e SHBSH-së.
Kanë kërkuar gjithashtu që ministrja Stefoska t’i vlerësojnë shtëpitë botuese që tashmë janë dëshmuar në veprimtarinë e tyre ndërkombëtare dhe rajonale.