Site icon Telegrafi

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjeve të bankave

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar reagon ndaj grabitjeve të bankave në Kosovë.

Sipas kësaj Shoqate gjatë vitit 2018, sektori bankar në Kosovë është ballafaquar me një numër të paprecedent të rasteve të sulmeve fizike ku shumica prej tyre ishin grabitje të kryera nga grupe të rrezikshme kriminale të armatosura me armë të gjata.

“Derisa dëmet materiale ishin të larta, Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh shqetësimin më të madh për sigurinë e klientëve dhe stafit të bankave. Sektori bankar punëson rreth 3500 punëtorë dhe shërben mijëra klientë për çdo ditë duke ofruar kështu shërbime financiare shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës prandaj për bankat është prioritet kryesorë që klientët e tyre të ndihen rehat dhe të sigurte në marrjen e shërbimeve në banka si dhe që punonjësit e bankave të kryejnë punën e tyre në një mjedis të sigurt”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi..

Sipas tyre, disa nga këto sulme, punonjësit e bankave janë lënduar dhe është dashur të pranojnë trajtim mjekësor pasi që këto grupe mafioze janë zakonisht shumë të rrezikshëm dhe të dhunshëm në sulmet e tyre.

“Bazuar në statistikat e ofruara nga Policia e Kosovës është evidente që edhe bizneset tjera në Kosovë janë duke u ballafaquar me sulme në baza të rregullta dhe i nënshtrohen rreziqeve dhe kërcënimeve të tilla. Prandaj, Shoqata e Bankave të Kosovës i bënë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë të ndërmarrin masa urgjente dhe të fuqishme kundër këtyre grupeve kriminale për të shpartalluar ato dhe për të siguruar mjedis”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version