Shoqata qytetare Civica Mobilitas ka kryer një hulumtim në lidhje me mediat online. Nga kjo qendër është realizuar një anketë në periudhë 7 ditore, ku gjatë këtij intervali kohor janë gjetur 4 lajme të rrejshme mbi rrëfime të paidentifikuara, kurse janë verifikuar 943 lajme.
Janë monitoruar gjithsej 14 portale, ku 8 prej tyre kanë qenë transparent, gjegjësisht 64 për qind, jo transparent 5 portale, apo 25 për qind, dhe skajshmërisht transparent ka qenë 1 portal, gjegjësisht 11 për qind nga numri i përgjithshëm i portaleve të hulumtuara.
7 lajme janë publikuar duke treguar gjuhë të urrejtjes, kurse tek 940 të tjerë kjo gjë nuk është vërejtur. Sipas tyre gjuha e urrejtjes i takon grupit të margjinalizuar.
Përballja me jo transparencë në gazetari bëhet veçmas kur nuk dihen autorët e teksteve, ndërsa nuk dihet se kush janë pronarët e atyre mediave dhe kush qëndron pas tyre./Telegrafi/