Site icon Telegrafi

Shoqata “Çamëria” marshon për bashkim të Luginës me Kosovën

Shoqata “Çamëria” sot në Prishtinë do të organizojë “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës.

Marshi do të nisë nga Biblioteka Kombëtare në orën 11:00 dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Skënderbeu”.

Qytetarët me këtë rast ftohen të jenë pjesë e marshit paqësor, ndërkohë që Shoqata “Çamëria” sqaron se nuk ka të bëjë me parti politike, por për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version