Roma thuhet t’i ketë siguruara shërbimet e sulmuesit të Genoas, Eldor Shomurodov, në formë huazimi me obligim blerjeje.
Media të ndryshme, duke përfshirë edhe Sky Sport Italia, njoftojnë se marrëveshja është arritur dhe se bisedimet kanë përparuar gjatë ditës së mërkurë.
Transferimi do të jetë në formë huazimi me opsionin e blerjes për 16 milionë euro plus bonuset, ndërsa Roma do të mund ta bëjë pagesën brenda dy vitesh.
#Shomurodov @OfficialASRoma ⏳#calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 28, 2021
Njëherësh, Genoa do të marrë përqindje nga çfarëdo transferimi të Shomurodov në të ardhmen nga Stadio Olimpico.
Sulmuesi nga Uzbekistani debutoi në Serie A në sezonin e kaluar duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar një asistim në 31 ndeshje të zhvilluara, kryesisht me inkuadrim nga banka rezervë. /Telegrafi/
Shomurodov in arrivo alla @OfficialASRoma c'è l'accordo col @GenoaCFC su una valutazione di circa 20 milioni di euro#calciomercato #PortoRoma #asroma
— Alessandro Austini (@aleaus81) July 28, 2021