Telegrafi

Shokuese, ylli i Chelseat ka shtuar peshë, rrezikon vendin në formacionin e Contes? (Video)

Sezoni i kaluar kaloi me shumë probleme për Chelseat.

Klubi londinez nuk arriti të futet as në Ligën e Evropës dhe për këtë tifozët fajin ia vënë lojtarëve dhe jo Jose Mourinhos apo pastaj trajnerit Guus Hiddink.

Një ndër lojtarët më të mirë të Chelseat është braziliani Willian, i cili duket se ka shtuar peshë më shumë se që duhet.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Chelsat

Në miqësoren e Brazilit ndaj Panamasë është publikuar një video ku lojtari ishte duke bërë përgatitjet dhe shikohet qartë se ka shtuar peshë dhe kjo është mjaft shokuese pasi ka pakë ditë që ka përfunduar sezoni në Ligën Premier dhe pas disa javësh ai do të luajë në Kupën e Amerikës  . /Telegrafi/