Telegrafi

Shokuese, shqiptari në Selanik përdhunon të ëmën

Organet greke të rendit kanë arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 29 vjeç me akuzën se ka përdhunuar nënën e tij, 57 vjeçe.

Një shqiptar 29 vjeçar është akuzuar nga autoritet e policisë në Selanik se ka përdhunuar të ëmën 57 vjeçare.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Analipsi të qytetit të Selanikut.

Raportohet se denoncimin për këtë akt e ka bërë vet viktima, nëna e të dyshuarit, si dhe nga vëllai i tij. Dyshohet se 29 vjeçari në kohën kur ka kryer aktin, ishte nën ndikimin e alkoolit.