Site icon Telegrafi

Shokuese: Mjeku dhe infermieret rrahin brutalisht pacienten (Video, +18)

Pamjet e tmerrshme që do t’i shihni më poshtë vijnë nga Kina, ku shfaqet personeli mjekësor duke rrahur pacienten e shtrirë në shtratin e ndërhyrjeve kirurgjike.

Sipas medieve lokale, kjo video është filmuar fshehurazi në një spital në qytetin kinez Hohhot, transmeton Telegrafi.

Në përshkrimin e kësaj videoje dramatike, thuhet se mjeku e kishte maltretuar pacientet për shkak të një mosmarrëveshje të dyshuar në lidhje me paratë.

Në këtë abuzim, kanë marrë pjesë edhe infermieret të cilat i hapnin këmbët gruas të cilën vazhdimisht e godisnin në trup.

Kjo video është regjistruar në shtator të vitit të kaluar në një spital privat, kurse para disa ditëve është bërë publike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RDd1wIkljIo

Exit mobile version