Telegrafi

Shokuese: Ky është momenti kur një grua vjedh unazat nga arkivoli (Video)

Një familje e pikëlluar për humbjen e më të dashurit të tyre, për pak sa nuk u çmend kur panë një video, ku shfaqet një vizitor i paidentifikuar pranë shtëpisë së tyre, duke vjedhur unazat nga trupi i pajetë i nënës së tyre.

Në videon e postuar, shihet se si e dyshuara përkulet pranë arkivolit dhe mundohet të vjedh gjitha unazat dhe stolitë e çmuara, transmeton Telegrafi.

Vel McKee ka postuar në internet këtë video, nëna e së cilës Lois Hicks, planifikohej të varrosej në vendlindjen e saj në Odessa, Teksas.

“Nuk po mundem të besoj që ekzistojnë ende njerëz të tillë. Të vjedhësh nga arkivoli është diçka e paimagjinueshme, e sidomos nga një grua 88-vjeçe”, ka deklaruar McKee. /Telegrafi/