Këngëtari kontravers Gjon Karrica së fundmi kishte marrë rrugën drejt Barcelonës për të kaluar disa ditë pushimi.
E mesa duket ky pushim për të ka qenë fatkeq, kjo pasi ai u gjend shumë pranë sulmit terrorist që ndodhi me furgon në qendër të këtij qyteti.
Furgoni i bardhë u fut në mes të këmbësorëve duke i shtypur ata, dhe duke lënë të vdekur 14 persona dhe qindra tjerë të plagosur.
Aty pari u gjend edhe këngëtari Karrica, i cili është shokuar nga ajo që ka parë, teksa njerëzit me plagë kërkonin ndihmë.
Pamje të tilla, Gjoni i ka sjell edhe për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, përmes disa videove të publikuar në InstaStory.
Në fund, ai ka publikuar një fotografi, në të cilën shkruan fjalët e lamtumirës për qytetin e Barcelonës, para se të largohej nga ai vend.
“Mirupafshim Barcelonë, jam vërtetë i mërzitur për natën e mbrëmshme. Unë jam në veturë, duke u kthyer në Cyrih”, ka shkruar ai. /Telegrafi/