Pau Gasol dhe gruaja e tij, Cat, nderuan kujtimin e Kobe Bryant dhe familjes së tij duke emëruar vajzën e tyre të sapolindur Elisabet Gianna Gasol, njoftoi të dielën ish-basketbollisti i madh i Los Angeles Lakers.
“E vogla jonë ynë ka mbërritur më në fund !! Lindja shkoi vërtet mirë dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur! Elisabet Gianna Gasol, një emër shumë domethënës për vajzën tonë super të bukur!”, shkroi Paul Gasol në Instagram.
Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, ishin midis nëntë personave që vdiqën në një përplasje helikopteri në muajin janar.
Gruaja e Bryant, Vanessa, e uroi çiftin për lindjen e vajzës duke shkruar në Instagram: “Nëna ime është këtu!”, referuar shoqes së saj, ndërsa Gasol iu kundërpërgjigj duke i shkruar: “Ne të duam motër! Ju do të jeni kumbara më e mirë për Ellie Gianna-n tonë”.
Gasol, i cili u bashkua me Bryant në Los Angeles nga viti 2008 deri në vitin 2014, duke fituar dy kampionate së bashku, mbajti një miqësi me familjen Bryant shumë kohë pasi u largua nga Lakers.
Dhe kjo mbështetje nuk ka pushuar.
Për shembull, Gasol dhe gruaja e tij shijuan një udhëtim me varkë me Vanessën dhe vajzat e saj – Natalia, Bianka dhe Capri – muajin e kaluar në San Francisco.
“Ne kishim një lidhje të jashtëzakonshme, është mjaft e qartë”, i tha Gasol Agjencisë së Lajmeve ESPN në maj, kur foli për Bryant. “Ai do të jetë gjithmonë i pranishëm me mua dhe me të gjithë ne, në shkallë të caktuara dhe mënyra të ndryshme”, shtoi basketbollisti. /Telegrafi/