Pas vetëvrasjes me armë zjarri, të Kolonel Gyrner Muratit, ka reaguar shoku i tij Ilir Sefaj.
Ai ka bërë një dedikim prekës për ikjen e tij nga kjo jetë.
Në llogarinë e tij në Facbook, Sefaj tha se kishte pasur rastin të bashkëpunonte me të dhe se ai kishte punuar me nder për Ushtrinë e Kosovës.
“E kam pasur rastin të bashkëpunoj për një kohë të shkurtër me Kolonel Gyrner Muratin. Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e Kosovës, iku kaq tragjikisht”.
“Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë burrë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Kolonel”, thënë ai.
Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.