Telegrafi

Shokon Pacolli: Në Qeveri bisedohej se si të “gënjehen” qytetarët (Video)

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka rrëfyer një moment të tij gjatë kohës kur ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai, gjatë emisionit “n’Kosovë Show” ku edhe ishte mysafir ka rrëfyer momentin kur gjatë një mbledhje të një TASK FORCE, ku pjesëmarrës ishin edhe ambasadorë të huaj, në një moment bisedohej se si ti shitej një informatë popullit, në mënyrë që ajo të dukej e besueshme.

Siç ka thënë më tutje Pacolli, ai nuk ka pranuar të ishte pjesë e asaj mbledhje, transmeton Telegrafi.

“Në atë moment unë mora dokumentacionin dhe u largova nga aty”, ka rrëfyer Pacolli.

Sipas tij, eficienca e punës në institucionet qeveritare në Kosovë është nën 5 për qind. /Telegrafi/

Për të dëgjuar rrëfimin e plotë, shikojeni videon që nga minuta e 30-të: