Jo vetëm zyrtarët e prokurorisë, por edhe kalimtarë e shoferë që u gjetën këtë të mërkurë në rrugë, mbetën të shokuar pasi një vajzë e re u paraqit nudo para objektit të Prokurorisë në Tiranë.
Për shkaqe që ende nuk dihen, kjo vajzë e re shkoi tërësisht e zhveshur shkon në derë të prokurorisë së Tiranës. E shkujdesur si të ishte e veshur, ajo qëndronte në derë të prokurorisë, ndërsa qytetarë të shumtë mbetën gojëhapur.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila përcjell edhe këto pamje, thotë se bëhet fjalë për një vajzë me kombësi të huaj. Gazetarja shprehet se nuk përjashtohet mundësia që veprimi i saj të jetë në shenjë proteste, ashtu sikurse edhe mundësia që të ketë probleme të shëndetit mendor.
Në video mund të dëgjohet një qytetar që ka vetëm një koment: “Ça bohet kshu mo vlla”. /Klan.tv/