Personazhet e botës së show-bizit e kanë të vështirë të pranojnë ndërhyrjet në fytyrë, por Khloe Kardashian e ka pranuar këtë fakt duke treguar edhe vështirësitë që ka hasur.
Ajo ka shtuar se frika ka qënë e madhe dhe se është e mendimit që ende reflektohen shenjat e ndërhyrjeve në fytyrë. Në episodin më të fundit të “Cocktails with Khloe”, ajo ka mohuar zërat që qarkullojnë për një operacion plastik në hundë.
Khloe ka thënë se nuk ka bërë ndërhyrje në hundë, por ka bërë ndërhyrje të tjera në fytyrë.
“Nuk funksionuan ashtu siç doja unë. Dukesha si e çmendur dhe jam detyruar më pas të bëj tre ndërhyrje të tjera, për tu rikthyer ashtu siç isha. Me duket sikur ende dallohen rezultatet e atyre ndërhyrjeve në fytyrën time”, ka thënë ajo.
“Ndoshta kjo ka ndodhur sepse i kam bërë në një periudhe tepër të vështirë për mua”, ka shtuar Khloe, “dhe prandaj u stresova aq shumë kur pashë rezultatin”.