Një deklaratë bombë ka ardhur një tjetër këngëtare shqiptare e posa afirmuar në skenë.
Ajo ka thënë se nuk e ka problem të luajë një film pornografik. Bëhet fjalë për Iva Alikon, e cila gjatë një interviste për emisionin “Oktapod”, është shprehur se do të pranonte filma ku do të evidentohej lakuriqësia.
Ajo flet edhe për jetën e saj, ku thotë se është single, por që do të lidhet vetëm me të huaj, pasi meshkujt shqiptarë janë shumë paragjykues dhe xhelozë.
Këngëtarja, që së shpejti do të promovojë edhe klipin e saj, deklaron se vjen nga një familje që kanë të ardhura të konsiderueshme dhe se studion për shkenca politike.
Për Iva Alikon, Sali Berisha është idhulli i saj dhe në një botë tjetër, do të flirtonte me shumë dëshirë me të.