Telegrafi

Shokon këngëtari i grupit Eagles of Death Metal: Sigurimi ka marrë pjesë në masakrën e Parisit

Këngëtari i rok bendit amerikan “Eagles of Death Metal”, Jesse Hughes, pretendon se rojet në sallën e koncerteve “Bataclan”, ndoshta kanë marrë pjesë në masakrën e 13 nëntorit 2015.

Frontmeni i bendit, në koncertin e të cilëve në Paris është kryer sulm terrorist, që la të vdekur mbi 90 persona ka folur për masakrën për “Fox Business”, transmeton Telegrafi.

“Kur jam futur në sallë, kam kaluar përmes një burri i cili me sa duket është dashur të jetë pjesëtar i sigurimit në prapaskenë. Ai as që më ka shikuar. Menjëherë kam kërkuar nga organizatori të sjellë një person tjetër, por më kanë thënë se disa roje të sigurisë nuk kanë ardhur ende. Doli se gjashtë apo më shumë anëtarë të sigurisë nuk u shfaqen fare”, ka deklaruar Hughes.

Salla e koncerteve “Bataclan”, ishte një nga objektivat e sulmeve terroriste që ndodhën më 13 nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/