Policia e Los Angelesit po heton në lidhje me përgjimin e një bisede telefonike, në të cilën aktori i njohur i Hollivudit, Charlie Sheen, i kërkon dikujt të eliminojë ish-të fejuarën e tij, Scottine Ross.
Aktori i njohur për jetën e tij të shthurur dhe faktin që në fund të vitit të shkuar pranoi se vuante prej katër vitesh nga SIDA, dëgjohet teksa i kërkon një personi të kryejë vrasjen, për të cilën ai është i gatshëm të paguajë.
“Kjo idiote duhet çuar në varr. Jam gati të paguaj edhe 20 mijë dollarë për ta hequr qafe Ross-in”, dëgjohet Sheen në regjistrim.
Lidhur me hetimin në vijim, siç raporton “Variety”, Departamenti i Policisë së Los Angelesit nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.